Shtiret si i vdekur, per t’u shpetuar borxheve

13/01/2009 12:00

Nje biznesmen amerikan u shtir sikur kishte vdekur per t’u shpetuar borxheve dhe problemeve ekonomike, por e verteta eshte zbuluar shpejt nga policia.

Marcus Schrenker, 38 vjec, u perpoq te bindte autoritetet se ishte rrezuar me avionin e tij, por nuk ia ka arritur dhe tani eshte shpallur ne kerkim. Schrenker, u kishte thene kontrolloreve te fluturimeve se ndodhej ne veshtiresi, se xhami i kabines se pilotit ishte copetuar dhe se ai ishte gjakosur.

Avioni u rrezua ne nje zone ne Milton, prane Floridas, por pas kerkimeve u gjet dritarja, dera e hapur dhe asnje gjurme gjaku, apo trupi i pilotit.

Sipas hetuesve, biznesmeni ka aktivizuar pilotin automatik dhe eshte hedhur me parashute nga avioni. Dyshimet nisen kur policia ne Alabama gjeti nje person qe kishte patenten e Schrenker dhe syzet e pilotit, i cili tregoi se kishte pesuar nje incident me kanoe.

Tre kompanite financiare te Schrenker po hetohen, ndersa mesohet se biznesmeni i ka borxh 500 mije dollare nje kompanie sigurimesh.

Top Channel