Obama do te mbylle Guantanamon

13/01/2009 02:50

Barak Obama premton te mbylle burgun ushtarak te Guantanamos jo me shume se 7 dite nga ceremonia e betimit.

Lajmin e percjelle “Associated Press”, mbeshtetur ne burime shume prane presidentit te zgjedhur te Shteteve te Bashkuara.

Brenda nje jave pas vendosjes ne krye te Shtepise se Bardhe, Obama do te jape urdhrin e mbylljes se Guantanamos.

Ne bazen ushtarake amerikane te Kubes mbahen aktualisht te burgosur gati 250 persona, te gjithe te dyshuar per terrorizem.

Burgu qe funksionon jashte kornizave te Konventes se Gjeneves, eshte nje nga simbolet me kunderthenes te politikes se anti-terrorizmit te ndjekur nga presidenti ne largim, republikani Xhorxh Bush.

Obama e ka bere te qarte ne me shume se nje rast synimin e tij per pezullimin e aktivitetit te ketij kampi.

Top Channel