GNK: Mosmarreveshjet per emrin, rrezik per rajonin

13/01/2009 09:40

GNK shprehet se mosmarreveshjet mes Athines dhe Shkupit rreth emrit te Maqedonise, rrezikojne strategjine e BE-se dhe NATO-s per stabilizimin e Ballkanit Perendimor.

“Edhe pse nuk ekziston nje rrezik i menjehershem te kthimit te dhunes ndermjet maqedonasve dhe shqiptareve, mosmarreveshja ndermjet Shkupit dhe Athines ve ne rrezik progresin e arritur qe nga Marreveshja e Ohrit e vitit 2001, me te cilen perfundoi nje lufte civile”, thuhet ne analizen e GNK-se.

Sipas GNK-se, pas bllokimit nga Greqia te hyrjes se Maqedonise ne NATO ne samitin e Bukureshtit ne prill, marredheniet mes dy vendeve jane perkeqesuar, duke kercenuar edhe fillimin e negociatave te Maqedonise per anetaresim ne BE.

Shkupi duhet t’u shmanget provokimeve dhe te pranoje propozimin e fundit te ndermjetesuesit te OKB-se per te riemeruar vendin si “Republika e Maqedonise Veriore”, terheq vemendjen GNK.

Top Channel