Kosovaret do te mund te udhetojne drejt Turqise pa viza, nderkohe qe Kosova se shpejti do te njihet si shtet edhe nga vende te reja.

Ka qene ky mesazhi qe ministri i Jashtem turk, Ali Babaxhan i ka percjelle kryeministrit te Kosoves, Hashim Thaci, gjate nje vizite ne Prishtine.

Shefi i diplomacise turke ka shprehur gatishmerine e vendit te tij per intensifikimin e marredhenieve me shtetin e ri te Kosoves ne fusha te ndryshme.

“Ne kuader te marredhenieve te mira do te intensifikohet bashkepunimi ne fushen politike, ekonomike dhe ate kulturore. Gjithashtu, ne do te heqim vizat per kosovaret dhe jemi te bindur se se shpejti do te rritet numri i njohjeve te pavaresise nga shtetet arabe”, ka deklaruar Babaxhan.

Ndersa kryeministri Thaci, nga ana e tij ka falenderuar Turqine per mbeshtetjen e vazhdueshme qe i jep Kosoves dhe ka dhene garancine e tij per intensifikimin e raporteve mes dy vendeve.

Top Channel