Nje biznesmen i njohur grek, Jorgos Panagopulos eshte rrembyer mengjesin e se henes ne kryeqytetin grek, Athine. Ngjarja ndodhi ne vendin e quajtur Kavuri Vulas,shume prane shtepise se tij. (UPDATE)

Panagopulos, eshte pronar i nje flote nga me te medhate ne Europe. Ai eshte edhe  pronar i disa bizneseve qe kane lidhje me transportet detare. Sipas policise, biznesmeni po shkonte ne zyre ne Pire, ne kohen qe automjeti i tij u ndalua nga 3 persona te armatosur.

Ngjarja u pa nga nje punetor ndertimi me shtetesi shqiptare, i cili mundi te shikoje vetem furgonin, numrin e rrembyesve dhe armet e tyre, te cilat ishin pistoleta dhe nje automatik. Deshmitari u tha agjenteve se rrembyesit kishin edhe radio policie, dhe ne momentin qe futen me force te rrembyerin, i vune pranga.

Keto te dhena, pritet t’i ndihmojne agjentet ne zbardhjen e rrethanave te rrembimit.

Ne mesdite u gjeten edhe makinat e perdorura nga rrembyesit. Ato jane te djegura plotesisht. Policia po heton per gjetjen e ndonje gjurme te rrembyesve.

Top Channel