Mysliu: Ne Medvegje eshte bere spastrim etnik

12/01/2009 22:35

Serbet qe kane bere spastrim etnik nuk kane dale para drejtesise. Keshtu ka deklaruar politikani shqiptar Jonuz Mysliu, i cili ne emisionin “Shqip” ne TCH ka denoncuar edhe shkeputjen e krahines se Medvegjes.

“Medvegja eshte e shkeputur nga Presheva dhe Bujanoci. Aty ka shume pak popull shqiptare pasi eshte spastruar etnikisht. Serbet qe kane bere kete nuk kane dale para drejtesise dhe po ashtu edhe ata qe kane bere vrasje se fundmi”, ka pohuar Mysliu.

Ndersa analisti Nexhmedin Spahiu ka nenvizuar se qeveria e Prishtines duhet te ndihmoje komunitetet shqiptare ne zona te tilla.

“Derisa Beogradi ndihmon serbet ne veri te Kosoves, edhe qeveria e Kosoves mund te ndihmoje komunitetet e veta”, ka sugjeruar Spahiu.

Top Channel