Forumi Nderkombetar per te Drejtat dhe Lirite e Njeriut (FNDLNJ) ka paralajmeruar mbajtjen e nje proteste para qeverise se Maqedonise, per te kerkuar lirimin e te burgosurve shqiptare dhe parandalimin e aksioneve policore ndaj familjeve shqiptare.

Sipas kreut te forumit, protesta synon te ndale edhe proceset e montuara gjyqesore ndaj shqiptareve. Organizatoret kerkojne t’i jepet fund perndjekjes se ish-ushtareve te UÇK-se dhe lirimin e shqiptareve te pafajshem.

Protestes do t’i bashkohen edhe familjaret e te burgosurve te Sopotit, Vaksinces, Brodecit, Bit Pazarit, Unioni i Studenteve te USHT-se dhe organizata te tjera.

Top Channel