Londer, vajza ukrainase kerkon shoqerues per dasmen

12/01/2009 13:20

Nje vajze ukrainase qe do te martohet ne Londer, ka nisur kerkimet per te ftuarit, qe do te marrin pjese ne dasmen e saj. Vajza ka ne Angli vetem prinderit dhe rrezikon qe pjesa e rezervuar ne kishe per njerezit e nuses, te mbetet bosh.

Keshtu, ajo ka vendosur te postoje ne nje faqe interneti ftesat per dasme dhe shpreson qe te pakten 30 vete t’i pergjigjen pozitivisht kerkeses se saj. Ajo ka kerkuar gjithashtu vullnetare per te qene shoqerues te nuses dhe dhendrit.

“Dasma ime do te jete me 150 vete. Bashkeshorti im ka njerez qe do t’i ftoje, ndersa fatkeqesisht te afermit e mi ndodhen ne Ukraine”, eshte shprehur ajo. Vullnetaret duhet te dergojne fotot dhe te shkruajne dicka per veten. Ne kembim do te marrin ftesen per te marre pjese ne ceremonine e marteses.

Top Channel