Kurti: Serbia kerkon te zbraze Presheven

12/01/2009 21:50

Lideri i levizjes “Vetevendosje”, Albin Kurti ka kritikuar ashper qendrimin e shurdhet te Prishtines zyrtare pas arrestimeve ne Luginen e Presheves.

“Qeveria e kosoves hesht sepse ka heshtur qe ne procesin e negociatave ku e la jashte Presheven. Ky mosinteresim ne menyre indirekte eshte leje per keto ekspedita te policise serbe”, thekson Kurti. Me tej, ai eshte perqendruar ne synimin e vertete te kesaj fushate te Beogradit.

“Serbia kerkon te perhape panik tek populli shqiptar ne Presheve. E gjitha eshte bere qe Serbia ta zbraze Luginen e Presheves dhe po e ben me metoda te tjera por jo aq ushtarake. Serbia i arrestoi dhe po i torturon, por kete nuk e beri vetem per ata por per ata qe kane mbetur jashte. Mbase shume prej ish ushtareve te UCPMB-se do largohen bashke me familjet diku per ne Gjilan”, shprehet Kurti.

Lideri i “Vetevendosje”-s, foli gjithashtu edhe per gjendjen ne Mitrovice. “Shqiptaret edhe ne veri dhe ne jug te Mitrovices jetojne mesatarisht me 37 euro ne muaj, ndersa serbet me 90 euro ne muaj. Edhe ne investime infrastrukturore 16 milione euro i ka bere Serbia gjate vitit te fundit”, pohoi Kurti, sipas te cilit, qellimi i Serbise eshte qe ta bosnjizoje kosoven.

Top Channel