Projekti i hartuar nga Ministria e Puneve te Brendshme ne Kosove, i cili parashikon ngritjen e pages baze dhe shtesa per te gjithe zyrtaret policore, sipas te gjitha gjasave do t’e realizohet ne menyre te pjesshme.

Kjo per shkak te mundesive te kufizuara buxhetore, tha keshilltari politik ne Ministrine e Puneve te Brendshme, Fisnik Rexhepi.

Nga ana tjeter, nese projekti nuk realizohet ashtu sic eshte, sindikata e Policise se Kosoves paralajmeron hyrjen ne proteste te me shume se 6 mije pjesetareve te policise, njofton gazetarja jone ne Prishtine.

Mesohet se te marten do te zhvillohet nje takim ndermjet ministrit te Puneve te Brendshme dhe strukturave te tjera policore ne Prishtine. Pas ketij takimi priten vendime perfundimtare ne lidhje me ngritjen ose jo te pagave per zyrtaret e policise.

Jo zyrtarisht mesohet se nje numer i madh i pjesetareve te policise kane planifikuar t’i dorezojne uniformat e tyre nese deshton projekti per rritje te pagave.

Me perjashtim te strukturave nderkombetare te policise, aktualisht Policia e Kosoves eshte e vetmja force e sigurise vendase e cila punon ne ruajtjen e sigurise dhe ne  sherbim te qytetareve te Kosoves.

Top Channel