Presidenti i Iniciatives Evropiane per Stabilitet, Gerald Knaus u shpreh se pa zgjidhur ceshtjen e Kosoves, Serbia nuk mund te hyje ne Bashkimin Evropian.

“Te gjithe e dime pozicionin e Beogradit per Kosoven, por Serbia duhet te ndihmoje Bashkimin Evropian ne zhvillimin e Kosoves dhe te dergoje sinjal te qarte se deshiron qe BE-ja te kete ne Kosove, pa marre parasysh ceshtjen e statusit”, tha Knaus per gazeten “Dnevnik”.

Ai shtoi se nuk eshte e sigurte nese arrestimi i Ratko Mlladic do te mjaftonte qe Serbia te niste bisedimet per anetaresim ne BE, edhe pse veprimi do ta ndihmonte te merrte statusin e kandidatit.

Top Channel