Kater viktima nga atentatet ne Bagdad

12/01/2009 09:00

Kater atentate ne kryeqytetin irakian Bagdad shkaktuan kater viktima. 14 persona te tjere jane plagosur nga shperthimet, thane burime te Ministrise se Brendshme.

Dy shperthimet e para ndodhen ne lagjen lindore Jadida. Fillimisht shpertheu nje bombe artizanale e fshehur ne nje rruge dhe me pas nje autobombe.

Sulmi i trete ndodhi ne lagjen Karrada, kurse i katerti ne nje postbllok te policise.

Top Channel