Indonezi, 245 te zhdukur pas mbytjes se tragetit

12/01/2009 09:25

Ne Indonezi vazhdojne operacionet e shpetimit pas mbytjes se nje trageti ne ishullin Sulawesi, ku rezultojne te zhdukur 245 persona.

Deri tani mesohet se pas stuhise detare kane arritur te shpetojne 22 vete. Trageti u permbys nga nje dallge e madhe, qe shkaktoi edhe mbytjen e tij. Dyshohet qe numri i viktimave te jete me i madh, ndersa kerkimet vazhdojne me anije dhe helikoptere.

Aksidente te tilla kane ndodhur disa here vitet e fundit ne Indonezi.

Ne 2006 nga mbytja e nje tjeter trageti gjeten vdekjen me shume se 400 vete.

Top Channel