Gruevski: Masa per zgjedhje te rregullta

12/01/2009 15:45

Kryeministri i Maqedonise, Nikolla Gruevski ka garantuar deputetet se qeveria po ndermerr te gjitha masat qe zgjedhjet e marsit te jene plotesisht demokratike dhe pa incidente.

Gjate nje fjalimi ne Parlament, Gruevski ka bere te ditur se qeveria ka miratuar nje plan veprimi dhe se po bashkepunon edhe me faktorin nderkombetar.

“Qeveria ka miratuar planin e veprimit per pjesemarrjen ne zgjedhjet e marsit duke zhvilluar bisedime edhe me perfaqesues te bashkesise nderkombetare. Gjithashtu, eshte ne pergatitje edhe plani i sigurise qe te mos kete incidente”, ka deklaruar Gruevski.

Top Channel