Gaza, trupat izraelite gjejne raketa ne xhami

12/01/2009 17:00

Trupat ushtarake izraelite kane gjetur ne nje xhami ne Gaza Siti nje arsenal te vertete armesh, te perbere nga raketa te tipit “Kasam” dhe “Grad”.

Lajmin e ben te ditur edicioni on line i se perditshmes “Haaretz”, e cila iu referohet burimeve ushtarake.

Qe nga fillimi i ofensives, ushtria izraelite ka akuzuar levizjen islamike te Hamas se perdor objektet e kultit per te fshehur arme.

Per kete arsye forcat ajrore publikuan ne faqen You Tube pamjet e bombardimit te nje xhamie, ku shperthimet zinxhir ishin shkaktuar pikerisht nga prania e arsenaleve.

Top Channel