Danaj: Strategji per integrimin Tirane-Prishtine

12/01/2009 22:20

Analisti Koco Danaj ka deklaruar se Shqiperia dhe Kosova duhet te hartojne nje strategji per integrimin sa me te shpejt te dy vendeve.

Gjithashtu sipas tij, Shqiperia duhet te marre rolin e liderit strategjik ne Ballkan duke u bere nje nder shtetet me te fuqishme te rajonit.

“Eshte urgjente qe ne te kemi nje strategji. Ne Tirane eshte urgjente te krijohet nje qender kordinuese per te krijuar nje platforme qe do te hartoje kete strategji”, eshte shprehur Danaj ne emisionin “Shqip” ne Top Channel.

“Aleatet kryesore te shqiptareve, si SHBA-ja nepermjet presidentit Bush, na kane thene boll me boshtin Beograd-Athine, por Tirana duhet te jete pjese e ketij boshti”, shtoi ai.

Top Channel