Ceshtja e gazit, takohen ministrat e BE-se

12/01/2009 08:45

Kriza e furnizimit me gaz te Europes do te mbledhe sot ne nje takim ministrat e BE-se per energjine ne Bruksel.

Synimi eshte zgjidhja e mosmarreveshjeve qe ka lene qindra mijera familje pa ngrohje. Ne keto perpjekje jane perfshire edhe Komisioni Europian dhe Ukraina.

Nje marreveshje e arritur me pare mes Rusise dhe Ukraines, u hodh poshte nga Moska, pasi ishte shtuar nje klauzole, ku mohoheshin borxhet e Kievit.

Zhvillimet e fundit duket se do te nxjerrin jashte loje edhe marreveshjen qe do te lejonte vezhguesit e huaj te monitoronin gazin qe kalon nga Rusia permes Ukraines.

 

Top Channel