Cervenkovski: 2008, viti i deshtimeve

12/01/2009 17:50

Presidenti i Maqedonise, Branko Cervenkovski ka deklaruar sot se Maqedonia per vitin 2008 deshtoi ne proceset e saj integruese.

Duke folur ne nje pritje me ambasadoret e akredituar ne Shkup, presidenti i ka bere referim mosmarrjes se fteses per anetaresimin ne NATO, si dhe mospercaktimin e nje date nga BE per marrjen e statusit te kandidatit.

“Maqedonia ne vitin 2008 deshtoi ne procesin euro-integrues te vendit pasi nuk morri ftese per anetaresim ne NATO dhe date per fillimin e negociatave me BE-ne”, ka pohuar Cervenkovski.

Kreu i shtetit ka shtuar se integrimi i vendit ne strukturat evropiane eshte alternativa e vetme e Maqedonise.

Top Channel