Iktusi ne tru, sherimi mund te vije nga qelizat

08/12/2008 13:00

Ilaci per te kuruar semundjen e iktusit mund te gjendet brenda vete trupit tone.

Kete hipoteze e hedh neuroshkencetari australian Simon Koblar, sipas te cilit, ne tru mund te injektohen qelizat staminale te marra nga dhembet. Studimi ka zgjatur rreth 8 vjet dhe me ne fund eshte vertetuar se qelizat e pjeses se dhembeve jane treguar me te afta per riparimet e demeve te shkaktuara.

Ne fakt, qelizat staminale te dhembeve mund te perfitohen edhe me lehte, duke mos shkaktuar asnje lloj demi. “Kemi marre te dhena nga eksperimentet me minjte e goditur nga iktusi”, tha shkencetari ne nje konference shtypi te zhvilluar ne Adelaide. Ne vijim, ai theksoi se probabilitetin per te pasur qeliza me te shendosha e kane ata qe mbajne nje higjene te paster dentare.

Gjithesesi, ky zbulim i rendesishem mund te aplikohet tek njerezit pas shume vitesh, pasi efekti tek kafshet eshte i ndryshem ne shume raste.

Top Channel