Londer, anulohet fluturimi, piloti i pire

11/11/1009 12:00

“Piloti eshte semure, prandaj fluturimi Londer-Cikago anulohet”. Me kete justifikim kompania ajrore United Airlines u ka bere te ditur rreth 135 pasagjereve se avioni Boeing 767 nuk do te nisej nga aeroporti “Heathrow”.

Shkaku i vertete i anulimit te fluturimit eshte se piloti nuk ka qene i semure po i pire. Testet para fluturimit kane vertetuar se niveli i alkoolit ne gjakun e pilotit 51 vjecar Erwin Vermont Washington ishte mbi nivelet e lejuara.

Zedhenesi i shoqerise, Megan McCarthy sqaron se piloti eshte pezulluar nga puna deri ne perfundim te hetimeve. “Rregullat e kompanise tone per alkoolin jane shume te rrepta dhe ne nuk tolerojme ne kete pike”, thekson zedhenesi. 

Top Channel