Itali, kafshet shtepiake shtojne divorcet

11/11/1009 10:55

Nje nga shkaqet e numrit te larte te divorceve ne Itali jane edhe kafshet shtepiake.

Miqte me te mire te njeriut shpesh here kthehen edhe ne armiq per nje cift dhe ne Itali jane identifikuar shume raste te tilla si psh, ai ne Milano ku inxhinieri zgjodhi ta ndante krevatin me qenin dhe jo me bashkeshorten, ndersa kirurgu ne Bergamo iu kushtua aq shume maces sa harroi bashkeshorten.

Per te mos folur ketu per rastin e bashkeshortit nga Veneto te fiksuar pas gjarperinjve dhe ate te bashkeshortit qe pavaresisht alergjise qe gruaja e tij kishte nga macet, nuk arrinte te shkeputej nga felini. Brenda nje viti, rreth 1 mije cifte kane kerkuar ndihmen e shoqates se kafsheve dhe ambientit, prej te cileve 207 kane pranuar se shkak i ndarjes jane bere kafshet.

Milano qendron ne krye te listes me 247 divorce dhe me pas vijne Roma, La Spezia, Brindisi, Alessandria, Brescia, Parma, Perugia dhe Ancona. “Gjeja qe te ben me shume pershtypje eshte se disa cifte u kushtojne kafsheve po aq kujdes sa mund t’u kushtojne nje femije”, shprehet ambientalisti Gian Ettore Gas¬sani.

Ky fenomen nuk u ka shpetuar as shkrimtareve. Keshtu, Jay McInerney ka publikuar nje permbledhje te titulluar “Ne krevat me derrat”, ndersa Stephen Bergman pyeste nje jave me pare ne nje analize ne “Boston Globe”: A jane qente shkak divorcesh?

Top Channel